Puthja gay në Sanremo

Festivali italian Sanremo duket se ka qënë plot surpriza këtë vit. Një debat në skenë, bëri që Fiorello dhe Tiziano Ferro të ndodheshin në një situatë të sikletshme.

Për shkak se iu desh të priste deri në orën 1 pas mesnate, Tiziano Ferro bëri një batutë ndaj Fiorellos, i cili qëndroi shumë gjatë në skenë.

Nga kjo batutë u krijua hashtagu #fiorellostattezitto, që do të thotë, Fiorello qepe gojën. Online lindi një betejë e tmerrshme dhe Fiorello u fye ngta shumë fansa të Tiziano-s, i cili as që e kishte planifikuar këtë shpërthim në internet.

Kur pa reagimin e fansave ndaj batutës së tij, Tiziano u ndje në faj dhe i kërkoi falje publikisht Fiorello-s me anë të një letre.

Pavarësisht kësaj në një intervistë me Selvaggia Lucarelli-n, Fiorello u shpreh i lënduar nga sulmi kibernetik që kishte vuajtur si pasojë e hashtagut të krijuar nga Tiziano.

 “Bëri diçka të rëndë. Nisi një fushatë urrejtje ndaj meje.” -u shpreh Fiorello. Ndërsa natën e tretë gjatë festivalit, ndodhi ajo që nuk pritej. Pas përfundimit të këngës ‘Finalmente tu, Fiorello e ka puthur në buzë Tiziano-n. Ky veprim i tij habiti të gjithë teleshikuesit.