Abazaj flinte në makinë çdo natë, rrëfehet Shkurtaj: Ëndrra ime e madhe është...

Sulmuesi i Kukësit, Vasil Shkurtaj, ka qenë i ftuar në “Zona Gol” ku ka folur për ecurinë e mirë të verilindorëve, por edhe për atë që parashikon për këtë skuadër. Sulmuesi ka folur edhe për tema të tjera rreth karrierës dhe të ardhmes së tij, por edhe ka zbuluar disa prapaskena të jetës me shokët e skuadrës në klub.

Më të qetë pa Gjicin? Presidenti nuk ka shumë kohë, jo të merrte me ekipin, se ka gjëra më të rëndësishme. Por e vërteta është që jemi më të qetë.

Të luash në Elbasan? Sot ishte foto që festoja e nuk dilte njeri mbrapa, ndikon shumë se të merr gjumi në fushë. Nuk ka tifozë, 50 veta a më shumë, sa janë. Jam i sigurt se po të luanim në stadiumin tonë do të ishim 10 pikë para të paktën.

E ardhmja? Për momentin jam nën kontratë me Kukësin, i fokusuar 100% te kampionati. Kam 5 muaj, nuk e di për momentin por po mendoj për kampionatin e asgjë tjetër. Patjetër do të doja të shkoja në një kampionat më të fortë, por kam kohë të mendoj për këtë gjë. Kombëtarja është ëndrra ime e madhe. Kurrë nuk është vonë, gjithmonë do ta ëndërroj e gjithmonë e pres një ftesë.

Frika nga tërmeti? Aspak. Të gjithë ikën, isha i vetmi që qëndrova në Tiranë. Shkuan në çadra, në Kosovë, në makina. Abazaj flinte në makinë çdo natë, vetëm unë qëndrova në Tiranë”, tha mes të tjerash Shkurtaj.