Alarm i verdhë/ Stuhia ‘Ciara’ godet Britaninë, anulohen qindra fluturime

Qindra fluturime në Evropë u anuluan ndërsa stuhia ‘Ciara’ mbërriti në Britani të Madhe me shira të fora.

Stuhia po gjëmonte në drejtim të lindjes së bregdetit të Britanisë dhe paralajmërimet e motit ishin postuar në të gjithë vendin, raporton Dailymail.  

Stuhia ka sjellë tashmë kaos në ajër, ndërsa afro 200 fluturime brenda dhe jashtë Evropës, si dhe dhjetëra nga aeroportet e MB, u anuluan.

Në Skoci, ku stuhia pritet të godasë së pari këtë mbrëmje, urat u mbyllën dhe shërbimet e trageteve u anuluan.

Paralajmërimet për motin e keq u lëshuan nga Zyra e Met për Veri-Perëndim, e cila gjithashtu do të mbajë barrën e motit të çuditshëm, përpara se të tërhiqet për të mbuluar tërë vendin për të dielën.