Rusia nxjerr kokën/ Minisitri Lavrov takohet me Maduron, pas sanksioneve të reja nga SHBA

Pas sanksioneve të reja nga SHBA, Sergei Lavrov ministri i Jashtëm rus, po qëndron në Venezuelë për të shfaqur përkrahjen ndaj liderit diktatorial Nicolas Maduro.

Vizita e Lavrovit drejt Venezuelës më 7 shkurt, vjen pas sugjerimeve të Departamentit amerikan të Shtetit se Uashingtoni mund të zgjerojë sanksionet duke përfshirë kompanitë rusë të naftës që janë në përkrahje të Maduros.

Në një konferencë të përbashkët në Karakas, Lavrov u zotua se do të shtyjë përpara tregtinë e përbashkët si dhe do të rris bashkëpunimin në energji, mjekësi dhe sektorin e bujqësisë.

Pak ditë më parë, presidenti Donald Trump, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë liderin opozitar, Juan Guaido, I cili konsiderohet president i Venezuelës nga të paktën pesë shtete.

Trump kishte ritheksuar përkushtimin e administratës për të ndalur korrupsionin dhe diktaturën e Nicolas Maduros.

Gjatë kësaj periudhe krize, ekonomia e Venezuelës ka shënuar rënie të madhe, me inflacion afro 10,000 për qind. Sipas Kombeve të Bashkuara, miliona banorë janë larguar nga vendi, në kërkim të ushqimit dhe punësimit.