Partizani fiton ndaj Flamurtarit dhe ngjitet në vendin e 3-të

Mes vështirësive Partizani ka mposhtur Flamurtarin.

Të Kuqtë fituan me rezultatin 2-0 duke u ngjitur në vendin e tretë në renditjen e Kategorisë Superiore.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Duhet të shkonte minuta e 62-të, që Çinari të zhbllokonte sfidën nga pika e bardhë e penalltisë. Një 11-metërsh i dyshimtë që u kontestua nga futbollistët vlonjatë.

Vetëm pas 10 minutash vendasit dyfishojnë shifrat me anë të Lorenc Trashit.

Me këtë triumf, Partizani u ngjit në vendin e tretë në kuotën e 34 pikëve.