Koronavirusi ‘zhduk’ njerëzit në Wuhan/ Ja si duket qyteti me 10 milionë banorë

Pas shpërthimit të koronavirusit, qyteti i madh kinez i Wuhan është shndërruar në një qytet fantazmë.

Rrugë të boshatisura, pasi i gjithë qyteti është në karantinë për shkak të virusit vdekjeprurës.

Pamjet me dron tregojnë panoramën e zbrazët të qytetit me 10 milionë banorë.

Askush nuk është në rrugë përveç disa makinave. Dyqanet janë të mbyllura të gjitha.

Të mbyllura janë edhe dyert e shtëpive, ndërsa puna në aeroporte është pezulluar.