Maskat makth për qytetin e Elbasanit/ Grabiten 500 mijë lekë në kasën e një dyqani

Një biznes me artikuj të ndryshëm ka rënë pre e grabitësve një natë më parë në qytetin e Elbasanit.

Dyqani ushtron aktivitetin pranë rrugës tregtare në lagjen "Sulë Papri", ku gjenden edhe një seri biznesesh të tjera. Ndërkohë, sipas burimeve të Syri TV dhe Syri.net, grabitësit kanë marre nga arka e dyqanit rreth 500 mijë lekë që gjendeshin në kase.

Pronari i subjektit ka konstatuar ngjarjen pasi ka shkuar për të hapur dyqanin mëngjesin e sotëm.

Në vendngjarje ka mbërritur policia lokale për te kryer hetimet e rastit, ndërsa deri tani nuk ka patur një reagim zyrtar nga “blutë” e Elbasanit.

Kohët e fundit grabitjet e bizneseve dhe banesave janë shndërruar në një fenomen shqetësues jo vetëm në Elbasan, por në të gjithë vendin.

Ndërkohë, mesditën e sotme u grabitnë qendër të Durrësit edhe një pikë kredi-dhënjeje. Një person i maskuar dhe me pistoletë lodër, u fut në pikën e filialit të bankës duke arritur të marrë 1 milion lekë të vjetra.