Kukësi merr sërish kryesimin, fiton ndaj Laçit me përmbysje

Kukësi ka marrë një ftore të rëndësishme ditën e sotme. Verilindorët mposhtën me rezultatin 3-1 skuadrën e Laçit, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të në Kategorinë Superiore.

Kukësi e nisi keq sfidën pasi në minutën e 36’ kurbinasit kaluan në avantazh me anë të Nuabueze. Sulmuesi shënoi pas një topi të ngelur në zonë pas disa tentativave të kurbinasve. 

Mirëpo, Kukësi do të barazonte shumë shpejt  me anë të Abazajt. Sulmuesi tropojan realizoi një gol bukur me të majtën e tij, pas një topi të marrë nga Ethemi.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë Laçi humbi një mundësi të artë me Deliun duke goditur tranversën, gjë që bëri Kukësin të zgjohej dhe të gjente golin e avantazhit me Shkurtajn,

Ndërsa të minutën e 79-të Et’hemi shënoi golin e sigurisë.

Kështu Kukësi ngjitet sërish në vendin e parë, me 41 pikë, ndërsa Laçi mbetet në vendin e tretë me 32 pikë.