Distria Krasniqi kalon në finale të Grand Slamit të Parisit

Distria Krasniqi është kualifikuar në finalen e Grand Slamit të Parisit.

Xhudistja kosovare ia doli të mposhtë  në gjysmëfinale brazilianen Sarah Menezes me ippon, në kategorinë deri në 52 kilogram.

Kështu, Krasniqi do të tentojë ta fitojë medaljen e artë në finale, teksa medaljen e argjendtë tashmë e ka siguruar.

Në finale, Distria do të takohet me fituesen e sfidës Odette Giuffrida – Astride Gneto.

Kujtojmë se Distria është duke garuar në kategorinë deri në 52 kilogramë, dhe jo në kategorinë e saj, deri në 48 kilogramë.