Kina eksperimenton ilaçin për HIV, tek pacientët me koronavirus

Një ilaç që përdorej për të kuruar njerëzit me HIV, virusin që shkakton SIDA-n, po eksperimentohet tek pacientët në Kinë si një terapi e mundshme kundër koronavirusit. Lajmi që ilaçet për HIV po dërgohen në spitale, kanë çuar në panik dhe ka njerëz që po i blejnë në tregun e zi nga frika se mos janë sëmurë ose se mos sëmuren, njoftoi The Guardian.

Ata e kanë marrë ilaçin Kaletra nga kompanitë e prodhimit në Indi dhe madje edhe nga njerëzit me HIV në Kinë që duan të shesin apo dhurojnë nga rezervat e tyre.

“Kaletra, një kombinim i dy ilaçeve kundër HIV-it, lopinavir dhe ritonavir, po përdoret tek pacientët në Kinë që nga 18 janari. Synimi është të provohet tek 200 pacientë, gjendja e të cilëve monitorohet me kujdes. Rezultatet e tyre do të krahasohen me të njerëzve me të njëjtën shkallë sëmundjeje që nuk u ëhstë dhënë ilaçi.

Nuk ka asnjë kurë të provuar për koronavirusin e ri; as për viruset e tjerë që shkaktuan SARS-in në 2002 dhe as për ata të MERS-in në 2012. Madje ka akoma raste me MERS.

Në Arabinë Saudite, ku ata janë më shumti, ka një gjykim për Kaletra-n, që e kombinuar me një ilaç tjetër, interferon, por për shkak të numrit të vogël të rasteve me MERS do të duhet një kohë e gjatë për të dalë në përfundime.

Gilead, një kompani që prodhon ilaçe kundër HIV, ka njoftuar se do t’i eksperimentojë ato për koronavirusin.

Ilaçi u testua gjatë shpërthimit të Ebola-s në Kongo në 2018, por autoritetet kongoleze thanë se nuk ishte mjaft efektiv kundër virusit.

Peter Horby, profesor i sëmundjeve infektive  dhe i shëndetit global në universitetin e Oksfordit, tha se ishte e pamundur të parashikohej nëse ndonjë prej ilaçeve do të ishte efektiv kundër koronavirusit.

“Ndershmërisht asnjë nuk e di. Shumë ilaçe që eksperimentohen dalin se nuk janë efektive. Është e zakonshme kjo. Duhet shumë kujdes”, tha Horby, që eksperimentoi i pari ilaçet në shpërthimin e Ebola-s në Afrikën perëndimore.

Ndërkohë, UNAids, Programi i OKB për HIV dhe SIDA-n, tha se ishte e rëndësishme që të sëmurët me HIV të vazhdonin t’i merrnin ilaçet e tyre dhe të mos rrezikonin duke ua shitur tabletat njerëzve të tjerë. “Njerëzit që kanë HIV nuk duhet të vihen nën presion për të hequr dorë nga ilaçet e tyre,” u tha në një deklarë./ar.sh/SYRI.NET