Makina merr përpara këmbësorin, përgjaken rrugët e Shqipërisë

Një tjetër aksident është shënuar në orët e mëngjesit të sotëm, këtë herë në rrugën nacionale Fushë-Krujë- Tiranë.

Një automjeti tip Volksëagen ka përplasur një këmbësor duke e lënë të plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:30 minuta.

I plagosuri mësohet se u dërgua me urgjencë ne spital dhe ndodhet jashtë rrezikut ndërsa policia ka bërë ndalimin e drejtuesit të makinës.

Ndërkohë që vetëm pak orë më parë një aksident i rëndë u shënua pranë fshatit Murras, ku humbi jetën shtetasi Suel Spahiu, 35 vjeç, pasi makina që drejtonte ra në ujërat e lumit Shkumbin.