FOTO/ Fatmir Mediu, organizator i takimit për EJL në SHBA me Mathew Palmer

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu së bashku me Kongresmenin, Robert Aderholt organizuan takimin për Europën Juglindore, mbas Mëngjesit të lutjeve.

Në këtë takim merrte pjesë dhe i Ngarkuari Special për Ballkanin Perëndimor në Departamentin e Shtetit, Matheë Palmer.

Sam Brownback i ngarkuari i Sekretarit Mike Pompeo për lirinë fetare kongresmeni Aderholt, përfaqësues të Bundenstagut Gjerman nga CDU dhe SPD si dhe përfaqësues nga të gjithë vendet e Europës Juglindore.

Shqipëria, përveç kreut të PR-së, Fatmir Mediu që ishte organizuesi dhe drejtuesi i këtij takimi, përfaqësohej edhe nga Presidenti Ilir Meta, Ministri Pandeli Majko, deputeti Damian Gjiknuri dhe ish-deputeti Halim Kosova.

Në këtë takim Mathew Palmer vuri theksin në nevojën e bashkëpunimit politik për të garantuar reformat e nevojshme për Integrimin Europian dhe ndërtimin e shtetit ligjor.

Të gjithë diskutantët shprehën mbështetjen e tyre për ndërtimin e një fryme politike të komunikimit e mirëkuptimit për të garantuar një politike e cila bazohet në vlerat e besimit në Zot dhe respektin për njerëzit.

Presidenti Meta dhe Brownback theksuan suksesin dhe rëndësinë e konferencës të organizuar disa muaj më parë nga Presidenti me mbështetjen e Departamentit të Shtetit një praktike e cila duhet të zhvillohet dhe në vende të tjera të Ballkanit.