'Po të dëgjoj'/ Basha në shtëpinë e gjyshe Verës, ja çfarë pa me sytë e tij

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka shfaqur direkt në sytë e publikut, realitetin e një jetese të vështirë të një pensionisteje në Tiranë, duke e shoqëruar atë vetë hap pas hapi, në blerjet e ditës dhe më tej edhe në shtëpi.

"Me gjyshe Verën kalova një paradite të gjatë duke e dëgjuar për hallet dhe problemet me të cilat ajo dhe familja e saj përballen çdo ditë," ka shkruar Basha nën videon, e cila i bashkohet nismës së tij prej politikani, titulluar "Po të dëgjoj".

Vera i tregon liderit të demokratëve jetën e vështirë me djemtë dhe nuset pa punë dhe me një pension minimal, i cili nuk i del as për të paguar dritat.

“Me këto që më thua ti, nuk ka vend as për dinjitet”, dëgjohet tek shprehet Basha i indinjuar, i ulur në kuzhinën e zonjës, duke parë faturat që ajo duhet të paguajë dhe ilaçet që ka blerë për vete me paratë e një pensioni mjeran.

Një video që nuk duhet humbur dhe përfundon me fjalën "Vijon..."

Vera: Ç’kemi Luli?

Basha: Vera, si je? Mire je? Mirë dukesh?

Vera: Faleminderit!

Basha: Si janë nga shtëpia?

Vera: Mirë, si pa punë...Dy çuna pa punë, nuset pa punë. Vetëm njëqind e ca mijë lekë kam paguar dritat.

Basha: Dritat dhe ujin...

Vera: Pa ujin. Ujin nuk e kam paguar, se nuk më doli pensioni. Unë marr një pension 182 mijë lekë.

Basha: Domethënë ty të shkon më shumë se gjysma e pensionit vetëm për drita?

Vera: Po ilaçet?!

Basha: Me gjithë këto pagesa që bën, domethënë tani po shkojmë për Pazar, çfarë arrin të blesh?

Vera: Çfarë do të blej?! Dy patlixhana, dy kungujr, qepë, patate...se s’të del. Lëre që nuk i kemi mësuar me lëk. Janë...Ç’të bëjmë?!

Basha: Si e ka emrin furrxhiu i lagjes?

Shitësi: Skerdi.

Basha: Skerdi, të lumshin duart! Faleminderit, mirupafshim!

Vera: Kjo ëhstë rutina e gjithë nënave shqiptare. Të gjitha do të bredhin ku është më lirë, 5 lekë, 100 lekë më pak.

Vera: Hajde.

Basha duke parë faturat: 130 mijë lekë shkojnë vetëm këto të dyja?

Vera: Po.

Basha: Ti e ke pensionin...?

Vera: 182 mijë.

Basha: Sa të shkojnë ilaçet, Vera?

Vera: 40 mijë.

Basha: Se i ka këto kusure mosha. Se i kam dhe të dy prindërit me ilaçe. S’ka vend as për dinjitet. Me këto që më the ti nuk ka vend as për dinjitet. Për dinjitet s’ka vend.

Basha përfundon vizitën. Vera e përcjell: Edhe shumë faleminderit se na bleve shegët.

Basha qesh: Po ç’bleva, shegë! Mirupafshim.

Video përfundon me fjalën "Vijon..."/ar.sh/SYRI.NET