'Meqë nuk kishte besim tek gjykatat ... - deklarata skandaloze e Ramës'

Skandaloze, deklarata e përsëritur e Kryeministrit të Shqipërisë se “nuk e kam goditur krimin e organizuar në 6 vite qeverisje sepse nuk kam patur besim tek gjykatat dhe prokuroria si të korruptuara” !!!! Kjo tregon moralin e vërtetë të kësaj lloj qeverisje që ka mashtruar shqiptarët për 7 vite me rradhë.

Sipas logjikës së këtij kryeministri, meqë ky nuk ka besim tek gjykata, e lejon krimin e organizuar të vazhdojë të vrasë, trafikojë, grabisë, fuqizohet !!!!!!

Por si ka mundësi që jo një, por me dhjetëra eksponentë të krimit të organizuar janë arrestuar, dënuar e konfiskuar pasuritë më parë se rilindsi të vinte në pushtet?! Deri burgime të përjetëshme janë dhënë nga gjykatat e këtij vendi për anëtarë të krimit te organizuar në qeverisjen e mëparëshme.

E vërteta fle diku tjetër ! Bashkëjetesa e politikës rilindse me krimin! Dhurimi i pushtetit tek rilindsit prej krimit! Dorëzimin e shtetit tek krimi prej rilindsit! Kjo ndodh kur je peng i krimit!

Shikojini dy fotot e mëposhtme! Paraqesin që të dyja teatrin e turpshëm të Kryeministrit të Shqipërisë. Eshtë e njëjta shfaqje por me ndryshime në kohë! E para në nëntor të vitit 2017 dhe e dyta në janar të vitit 2020. E njëjta gënjeshtër me synimin se harrohet shpejt!