Juventus përballet me dy shqiptarët e Veronas, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

Sot në orën 20:45 në “Bentegodi” do të luhet ndeshja mes Veronës dhe Juventusit, e vlefshme për javën e 23-të në Serie-A.

Bardhezinjëve të Sarrit do t’i duhet që të përballen me mbrojtjen e shqiptarëve të Veronës, të cilët po shkëlqejnë në kampionatin italian.

Tekniku i torinezëve ka vendosur që të lërë në stol, Gonzalo Higuain dhe të hedhë Douglas Costa në fushë, si pjesë e “tridentit” ofensiv, ku Dybala do të veprojë si një “9” fals, me Cristiano Ronaldo në pozicionin e paprekshëm, në të majtë.

Te Hellas Verona, dy shqiptarët tanë janë të paprekshëm. Vendësit pritet të kenë një sulm pa pikë referimi, të udhëhequr nga Verre, i mbështetur nga Pessina dhe Zaccagni.

Formacionet e mundhshme

VERONA (3-4-2-1): Silvestri; Rrahmani, Gunter, Kumbulla; Faraoni, Amrabat, Veloso, Lazovic; Pessina, Zaccagni; Verre. Trajner: Juric

 JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, A. Sandro; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Douglas Costa, Dybala, C. Ronaldo. Trajner: Sarri