VIDEO/ Momenti i dhimbshëm, makina me trupin e drejtuesit nxirret pas disa orësh nga lumi

Suel Spahiu, 35 vjeç, humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme pranë fshatit Murras në aksin Elbasan-Peqin, pasi makina me të cilën udhëtonte përfundoi në rrethana të paqarta në ujërat e lumit Shkumbin.  

Këto më poshtë janë pamjet e siguruara në terren, kur makina me trupin e të ndjerit nxirret nga lumi pas dy orësh kërkime.

Suel Spahiu po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz me targë AA 572 RM kur humbi kontrollin.

Kanë qenë kalimtarë të rastësishëm ata që kanë konstatuar ngjarjen dhe kanë njoftuar policinë.