Qytetet fantazmë të Kinës: Frika nga koronavirusi i le rrugët shkretëtirë

Në të gjithë Kinën, nga kryeqyteti deri në zonat rurale, jeta ka mbetur pezull pasi vendi po përballet me koronavirusin dhe numri i të vdekurve si dhe shtimi i të infektuarve nuk po ngadalësohen.

Banorët nga zonat qindra milje larg Wuhanit, epiqendrës ë shpërthimit si dhe në qytetet përreth, tregojnë një gjendje pa jetë, në kushtet e masave mbytëse të karantinës, pasigurisë në lidhje mr punën dhe shkollat, pakësimin e ushqimeve të freskëta dhe ilaçeve dhe rritjen e ankthit për shtrirjen reale të virusit dhe se sa autoritetet po bëjnë për ta ndaluar atë.