VIDEO/ 4 minuta nga fundi, shënohet goli shokues në Tirana – Vllaznia

Zhbllokohet “klasikja” e Superligës.

Tirana ka kaluar në avantazh 1-0 në përballjen ndaj Vllaznisë e vl;efshme për javën e 21-të.

Në minutën e 86’ Kobina kalon në avantazh skuadrën e Emanuel Egbosë. Pas një depërtimi të bukur nga qendra, mesfushori bardheblu shkarkon të majtën në hyrje të zonës, topi kalon poshtë duarve të portierit Sherri dhe shkon në rrjetë.