Rama: Nexhmije Pagarusha një zë i rrallë dhe një zonjë e rrallë

Ndarja nga jeta në moshën 86 vjeçare e këngëtares së famshme të trojeve shqiptare, Nexhmije Pagarusha, ka sjellë edhe reagimin e kryeministrit Rama, që ka shprehur ngushëllimet e tij për këtë humbje.

‘Një zë i rrallë dhe një zonjë e rrallë, Nexhmije Pagarusha, nuk është më mes nesh, por brenda i pashlyeshëm mbetet kujtimi i saj. Prehu në paqe zonjë e madhe’-shkruan Rama