Mesfushorin e Liverpool e kërkojnë 4 klube angleze

Adam Lalana me shumë mundësi është duke luajtur sezonin e tij të fundit te Liverpooli.

Siç raporton “Telegraph”, katër klube janë vënë në ndjekje të Lalanës teksa bëhet fjalë për Arsenal, Tottenham, West Ham dhe Leicister.

Favorit për të marrë shërbimet e 31-vjeçarit është Leicester, kjo për faktin se drejtohet nga Brendan Rogers, i cili e ka stërvitur më parë lojtarin, kur ishte në krye të Liverpoolit.

Kontrata e mesfushorit skadon në 30 qershor të këtij viti. Lalana këtë sezon ka luajtur në 19 ndeshje, ku ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhuruar 2 asist.