Albin Kurti më 11 shkurt në Tiranë si kryeministër i Kosovës

Mësohet se ditën e martë me datë 11 shkurt, Kryeministri i zgjedhur i Kosovës Albin Kurti do të vizitojë Tiranën ku pritet të ketë takime me autoritetet e larta shtetërore.

Kjo vizitë është e para e Albin Kurtit si Kryeministër i Kosovës që prej marrjes së detyrës.