", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Georgina kërcen tango për herë të parë, ja si reagon Ronaldo

Mbrëmjen e kaluar, partnerja e Cristiano Ronaldo-s, Georgina Rodriguez shkëlqeu në festivalin “Sanremo”.

Gjithashtu realizoi edhe një performancë në skenë dhe kërceu për herë të parë tango.

E veshur me një fustan të zi pas trupit, me flokët e mbledhur pas, partnerja e futbollistit të famshëm i mahniti të gjithë me lëvizjet dhe performancën sensuale krah balerinëve profesionistë.

Ajo zbuloi se kjo ishte hera e parë që kërcente tango dhe ishte shumë e lumtur që këtë e realizoi në skenën e Sanremos.

Por ndërkohë që Georgina performonte në skenë, kamera fokusoi shumë shpesh edhe Ronaldon i cili ndodhej në sallë i ulur në rreshtin e parë dhe e shihte me adhurim partneren e tij.

Në fund të performancës prezantuesi Amadeus i dhuroi një tufë lulesh 26-vjeçares, e cila ia dhuroi më pas ia dha Ronaldos si për ta falenderuar për ndihmën që i kishte dhënë për përgatitjen e kërcimimit.

View this post on Instagram

???? Last night @cristiano ????‍??‍????‍???? @georginagio ♥?♥?♥? . . . . . . . ??Join us - @juventus._.cr7 . . . . . #georgina #juventus #juve #juventini #georginarodriguez #calcio #ramsey #higuain #Ronaldo #cristianoronaldo #cr7 #cr7juve #portugal???????? #portugal #bianconeri #forzajuve #couples #couplegoals #kiss #love #loveyou #instajuve #loveyou #halamadrid #messi10 #cristiano #finoallafine #football #paulodybala #footballgames

A post shared by ????Juventus_????????7??? (@juventus._.cr7) on