Mijëra qytetarë tek zona e Botanikut dhe Zoologjikut, prej shumë orësh pa drita

Situatë e rëndë në furnizimin me energji elektrike në Tiranë.

Shkëputje të shumta të enegjisë kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme që kanë vazhduar edhe sot.

Prej më shumë se 5 orësh, zona e Kopshtit Zoologjik dhe atij Botanik në kryeqytet po vuan mungesën e dritave.

Nuk dihet nëse ndërprerja vjen si pasojë e ndonjë remonti në sistemin energjetik, ndërsa OSHEE nuk ka dhënë asnjë informacion për situatën që po kalojnë qytetarët.

Edhe gjatë ditës së djeshme e njëjta zonë ka vuajtur për më shumë se 3 orë ndërprerjen e energjisë elektrike.