Shkencëtarët kinezës identifikojnë gjitarin me luspa, si mbartësin e koronavirusit

Pekin – Përhapja e koronavirusit vdekjeprurës në Kinë mund të ketë ardhur nga lakuriqët e natës tek njerëzit, nëpërmjet tregtisë së paligjshme të "pangolinëve", gjitarëve të vetëm më luspa në botë, të cilët çmohen në Azi si ushqim dhe ilaç, thanë kërkuesit shkencorë kinezë.

Pangolini është një nga gjitarët më të trafikuar në Azi, megjithëse mbrohet nga ligje ndërkombëtare, sepse mishi i tij konsiderohet një delikatesë në vende si Kina dhe luspat e tij përdoren në mjekësinë tradicionale, sipas Fondit Botëror të Kafshëve të Egra, njofton Reuters.

Ky zbulim I fundit do të jetë me rëndësi të madhe për parandalimin dhe kontrollin e origjinës së virusit”, tha Universiteti Bujqësor I Kinës Jugore, që drejton kërkimet.

Virusi që ka vrarë deri tani 636 persona në Kinë, mendohet se ka ardhur nga treg në qytetin e Wuhanit, ku shiten kafshë të egra të gjalla.

Ekspertët e Shëndetësisë mendojnë se ai mund ta ketë pasur origjinën tek lakuriqët dhe pastaj ka kaluar tek njerëzit, ndoshta përmes një specieje tjetër.

Rendi gjenetik i llojit të koronavirusit të panjohur, që u nda nga pangolinët në studim, ishte 99% identik me atë tek njeriu I infektuar, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve të Kinës, Xinhua, duke shtuar se kërkimet treguan se pangolinët ishin “mbartësit më të mundshëm të ndërmjetëm”.

Por Dirk Pfeiffer, profesor i mjekësisë veterinare në Univeristetin e Qytetit Hong Kong, paralajmëroi se studimi ishte ende larg të provuarit se pangolinët ishin transmetuesit e virusit.

“Ju mund të nxirrni konkluzione përfundimtare nëse krahasoni përhapjen e koronavirusit midis specieve të ndryshme bazuar në mostrat, që këtu me siguri nuk janë”, tha ai./SYRI.NET