Një jetë e mbushur me çmime dhe nderime për bilbilin e muzikës shqiptare

Dita e sotme është një ditë zie për muzikën shqiptare.

Bilbili i muzikës Nexhmije Pagarusha  ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare.

Lajmin e hidhur e dhanë familjarët e saj.

Po kush ishte Nexhmija Pagarushi dhe si e filloi karrirës e saj muzikore për tu bërë më pas një nga ikonat e muzikës shqitpare?

Ajo u lind më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës, pranë Prizrenit në Kosovë.

Babai i Nexhmijes Veseli ishte një mësues dhe nëna e saj Sehide Pagarusha, ishte një shtëpiake siç ishte zakoni në atë kohë.

Në moshën 4-vjeçare ajo pëson goditjen më të rëndë, humbet nënën e saj

Shkollën fillorë ajo e kreu në Prizëren ndërsa gjimnazin në Prishtinë ku mikja e saj më e mirë ishte  Melihate Hasani, e cila e bindi  Nexhmijen të regjistrohej  në konkursin që ‘Radio Prishtina’ po organizonte për të gjetur një këngëtare.

Ajo u paraqit dhe fitoi duke u bërë më pas këngëtarja solo e “Radio Prishtinës”.

Kjo nuk ishte e lehtë, sepse “Radio Prishtina” në atë kohë  kishte gjithsej tre dhoma, vetëm njëra prej tyre ishte studio e mirë.

Teknika e regjistrimit nuk ekzistonte dhe programet transmetoheshin drejtpërdrejt.

  Përveç këtyre problemeve teknike dhe ngarkesës së rëndë, për Nexhmien u shfaq një problem tjetër.

Që ishte mjedisi tepër konsevator në atë kohë në Prishtinë.

Por babai i saj nuk e la që të shuhej ky yll ai e shoqëroi dhe e mbështeti këngëtaren në rrugën e saj artistike si dhe e ndihmoi atë të përballonte presionin e këtij mjedisi.

Në moshën 18 vjeçare Nexhmija shkon në Beograd ku rregjistorhet në një shkollë të mesme muzikore .

  Ndërkohë, Nexhmija Pagarusha me sukses mori pjesë në një provë që u organizua në internshipin e saj në Beograd dhe u pranua në Shoqatën e Arteve Kulturore “Ivo Lola Ribar”.

Ajo në këtë mjedis njihej se këndonte gjithë ditën.

Brenda kësaj shoqërie dha performancën e parë ku këndoi një këngë të vjetër të qytetit, “Dashnor tu bana” dhe dy këngë popullore “Nga rruga Krushqit” dhe “Ani mori nusen”. 

Në Beograd kjo ishte paraqitja e saj e parë muzikore në skenë.

Në atë kohë Nexhmije Pagarusha u takua me muzikantin dhe kompozitorin Rexho Mulliqi i cili më pas u bë dhe bashkëshorti i saj.

Më 1953, Nexhmije Pagarusha u kthye nga Beogradi në Prishtinë dhe mbajti koncertin e saj të parë të muzikës klasike.

 Ajo këndoi ariet nga opera “Traviata”, “Një perfido” (Ludëig van Beethoven), “Një ditë e bukur” (opera “Madame Butterfly”, Giacomo Puçini) etj. 

Ajo këndoi me solistët më të mirë kosovarë të asaj kohe, që ishin: Mile Jovanoviq (veteriner me profesion, por  bariton i jashtëzakonshëm), Jordan Nikoliq (tenor), Qazim Dushku (bas).

Në atë koncert, orkestra simfonike u drejtua nga Oliver Risti?.

Për fat të keq ky ishte koncerti parë dhe i fundit i Nexhmije Pagarushës në fushën operistike. 

Në vitet ’60 me Shoqatën e Arteve Kulturore “Shota”, Nexhmija Pagarusha ishte në turne me shfaqjet në Evropë dhe botë si në: Austri, Belgjikë, Bullgari, Angli, Gjermani, Hollandë, Suedi etj.

Kështu që ajo filloi të njihet edhe jashtë kufijve të Kosovës.

Në fund të viteve 60 dhe fillimit të viteve 1970, çdo vit në' Shtëpinë e Komuneve të Beogradit', kishte një koncert ku këngëtarët shoqëronin orkestrën simfonike të RTB këndonin këngë të përpunuara popullore.

Kënga më e kërkuar e Nexhmijes ishte “Një Lule” e kompozuar nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi.

Zëri i saj bariton prezenca e saj në skenë e bënë që kjo këngëtare e re të bëhej shumë e famshme.

Sukseset  ndërkombëtare erdhën gjithashtu.

Në fillim të viteve 1970 radioja e famshme angleze, BBC, drejtoi dhe transmetoi një bisedë të gjerë me Nexhmie Pagarushën.

Në mars 1973 ajo mori pjesë në konkursin “Jugovizija 1973” në Opatija.

Kjo ishte një garë e ngjashme me Eurovision.

Dhe në 2019 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e dekoron me medaljen e mirënjohjes.