Thaçi: I përjetshëm do të mbetet emri dhe zëri i Bilbilit të Kosovës!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar menjëherë pas lajmit për ndarjen nga jeta të Nexhmije Pagarushës, yllit të muzikës shqiptare.

Thaçi shkroi në Fb këto radhë:

"Të pikëlluar me vdekjen e artistes së madhe, Nexhmije Pagarushës, e cila me zërin e saj e përjetësoi muzikën shqipe, duke i dhënë vlera të përjetshme, me të cilat krenohet krejt bota shqiptare.

Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin tonë kombëtar. Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm. I përjetshëm do të mbetet emri dhe zëri i Bilbilit të Kosovës!"