Wuhan, nis kontrolli shtëpi më shtëpi për të sëmurë: Është luftë, dezertorët në shtyllën e turpit!

Wuhan – Autoritetet kineze po marrin masa gjithnjë e më ekstreme në Wuhan në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës, duke urdhëruar kontrollin shtëpi më shtëpi, duke mbledhur të sëmurët dhe future ata në qendrat e karantinës.

Hapat urgjentë, në dukje të improvizuar, kanë ardhur për shkak të një krizë humanitare në përkeqësim në Wuhan, e acaruar kjo prej taktikave që kanë lënë këtë qytet prej 11 milionë banorësh me një normë vdekjeje nga koronavirusi prej 4,1% që nga e enjtja, më e lartë se pjesa tjetër e vendit prej 0,17%.

Me të sëmurë që mezi hiqen në kampe të sajuara karantinë, me kujdes mjekësor minimal, me ndjenjën në rritje të arratisjes nga frika që ka zënë vend në Wuhan, duke nxitur ndjesinë se qyteti dhe provincat që e rrethonin Hubein po sakrifikoheshin për të mirën e Kinës.  

Masat e reja më të ashpra në Wuhan, në epiqendrën e epidemisë, sinjalizuar qartë alarmin e Partisë Komuniste në pushtet që nuk kishte arritur të vinte nën kontroll epideminë, e cila e ka mbingarkuar sistemin shëndetësor të vendit dhe kërcënon të paralizojë Kinën, vendin më të popullarizuar dhe ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Këto masa të reja u bënë të ditura nga zyrtarja më e lartë e vendit që drejton luftën kundër koronavirusit, Zv.Kryeministrja Sun Chunlan, kur ajo vizitoi Wuhanin të enjten.

Qyteti dhe vendi po përballen me “një gjendje lufte”, tha zonja Sun. “Këtu nuk duhet të ketë asnjë dezertim ose përndryshe, ata që e bëjnë do të gozhdohen në shtyllën e turpit historik përgjithmonë.”/SYRI.NET