Arrestohet shqiptari, pjesë e një grupi që trafikonte drogë

Policia greke ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar, i cili është anëtari i rëndësishëm i një grupi të trafikut të drogës.

Sipas policisë, grupi trafikonte hashash nga Shqipëria.

Mediat greke thonë se 29-vjeçari shqiptar u arrestua në Selanik. Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën 10 kg kanabis, 1 peshore elektronike dhe 1200 euro, para që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

I arrestuari iu drejtua autoriteteve të drejtësisë për veprime të mëtejshme.