Dosja ‘Xhafaj’/ Shpërblehet Fredi Alizoti, lirohet nga burgu

Njeriu i cili u përdor nga prokuroria dhe qeveria Rama për të sfumuar dosjen ‘Xhafaj’, gjoja se ishte imituesi i Geron Xhafaj është liruar nga burgu.

Fredi Alizoti është lënë i lirë ditën e sotme.

Vendimi është dhënë nga gjykata e Tiranës pasi Alizoti ishte dënuar me dy vite burg dhe koha e dënimit të kryer është e barazvlefshme me afatet e paraburgimit

Prokuroria pretendon se Fredi Alizoti është njeriu që ka imituar zërin e Geron Xhafajt vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa.