Ibrahimovic bëhet gati për derbin me Interin

Zlatan Ibrahimovic duket se ka lënë pas gjendjen gripale dhe shqetësimin në pulpë dhe do jetë i gatshëm për trajnerin Stefano Pioli në një nga ndeshjet më të domethënëse, derbin ndaj Interit ditën e diel.

Suedezi nuk ishte në dispozicion ndeshjen e kaluar dhe kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi ndaj Veronës.

Mirëpo, tashmë Ibrahimoviç është rikthyer të stërvitet me grupin dhe e ka marrë veten.

Sulmuesi ka qenë edhe një ogur për Milanin, duke qenë se skuadra i është rikthyer sukseseve me Ibrën.