Shkodra në dorën e krimit, shefi i policisë u turret gazetarëve

Shkodra, qyteti më i madh në veri të vendit, u bë kohë që është në dorën e krimit. Të rrezikuar nuk janë vetëm personat që kanë precedentë, por të gjithë qytetarët.

Mbrëmjen e shkuar, një qytetare u plagos në shëtitoren e qytetit nga një përplasje e armatosur.

Por nje nga shefat e policise u revoltua më shumë me gazetarët. Gazetari Bepin Kolvata ka publikuar videon e këtij momenti.

“Ky është komunikimi i Policisë së Shtetit dhe imazhi që përcjell një drejtues i lartë i kësaj strukture.

“M’u zhdukni” janë fjalët që iu drejtohet gazetarëve dhe vartësve të tij. Ai paguhet me paratë tona dhe i është besuar rendi e siguria, por flet me një zhargon që bën pis uniformën dhe turpëron shtetin. Të na rrojë KÇK dhe OFL!” shkruan gazetari.

Pak pas këtij incidenti, dy shpërthime u regjistruan në Shkodër.