Asgjë për ato që tha Rama/ Ambasada: U takua me Pompeon si kreu i OSBE

Edhe ambasada amerikane në Tiranë konfirmoi se kryeministri Edi Rama u takua me homologun amerikan, në pozitën e ministrit të Jashtëm, si kryesues i OSBE-së. Në njoftim nuk thuhet asgjë për ato që deklaroi Rama, i cili tha se në takim ka diskutuar për AntiKÇK-në, pasojat e tërmetit dhe për Mini-Shengenin rajonal. 

Në njoftim thuhet se është biseduar për reformën zgjedhore dhe për atë në drejtësi.

NJOFTIMI

Sekretari i Shtetit Michael R. Pompeo u takua me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dje në Uashingon. Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Rama diskutuan mbi prioritetet e përbashkëta gjatë kryesimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga Shqipëria. Sekretari nënvizoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe përpjekjet e vazhdueshme për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore. Sekretari gjithashtu përgëzoi Kryeministrin për angazhimin e palëkundur të qeverisë së tij për të ndarë barrën e detyrimeve në NATO, për luftën ndaj aktivitetit keqdashës të Iranit dhe për marrjen përsipër të një roli udhëheqës rajonal në mbrojtje të rrjeteve të komunikimeve të së ardhmes