Bashkëshortja e Kobe Bryant prek me postimin e saj të fundit: Shoku im i ngushtë..

Bashkëshortja e basketbollistit të njohur Kobe Brayant me postimin e saj të fundit ka prekur të gjithë.

Ajo ka publikuar një foto të basketbollistit ku ka bërë një dedikim mjaft prekës duke treguar se sa shumë i mungon.

‘Shoku im i ngushtë, babai më i mirë. Më mungon kaq shumë. Më mungon të më thuash ‘Bonjourno principessa/reina’”- shkruan Vanessa krahas fotos.

Kujtojmë që  kampioni i basketbollit, Kobe Bryant, humbi jetën tragjikisht në një aksident me helikopter së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna dhe 7 persona të tjerë.

Bryant la pas bashkëshorten e tij Vanessa dhe 3 vajza, të cila po e ndjejnë çdo ditë e më shumë dhimbjen e thellë të humbjes së familjarëve.