Mbërrin acari/ Ja si do të jetë moti ditën e enjte

Ashtu siç pritej, reshjet e shiut dhe dëborës zbardhën një pjesë të territorit gjatë ditës së mërkurë.

Gjatë ditës së enjte, vendi do të përfshihet nga erërat e ftohta veriore intensive dhe të vrullshme.

Reshjet e borës në formë të izoluar do të përfshijnë zonat malore, bën të ditur në parashikimin e motit, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Rrymat e ftohta, do të krijojnë kushtet për rënie të ndjeshme të temperaturave, si pasojë do të ketë ngrica në orët e mëngjesit e të mbrëmjes në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -8ºC deri në -1ºC

zonat e ulëta -2ºC deri në 7ºC

zonat bregdetare 1ºC deri në 8ºC