Vetëvritet në rrugë një polic në veri të Mitrovicës

Në rrugën “Kolashin” në veri të Mitrovicës është vetëvrarë një polic.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së veriut, Branisllav Radoviq, e ka konfirmuar lajmin.

“Po mund të ju konfirmoj se është vetëvrarë një polic. Por më shumë informacione nuk kam”, ka thënë Radovi ç.

Radoviç tha se për momentin nuk mund të japin më shumë informacione dhe se ekipet e mjekëve dhe policisë janë në terren.