Diskriminohen prej koronavirusit/ Prostitutat kineze ulin çmimet: Klientët na shmangen sikur jemi virusi

Së fundmi, prej koronavirusit janë prekur edhe punonjëset kineze të seksit, ku në disa vende ankohen së po ndjehen të diskriminuara dhe se detyrohen të gënjejnë në profilin e tyre.

Sipas rrëfimeve të tyre, prostitutat kineze ne Zelandën e re kanë zgjedhur të ndryshojnë kombësinë e tyre duke hequr atë “aziatike” në reklamat online e madje duke reduktuar dhe çmimet.

Por megjithëse ka ulur çmimin nga $180 në $90 gruaja përsëri ankohet se ka humbur më shumë se 50 për qind të biznesit që prej nisjes së epidemisë së koronavirusit.

“Nuk e përmend më që jam kineze dhe ofroj ulje të mëdha, por klientët më shmangen sikur jam unë virusi”, tha prostituta kineze.