Aksidenti në Durrës, viktima e paidentifikuar/ Ndalohet drejtuesi i kamionit që shkaktoi përplasjen

Një aksident i rëndë ndodhi gjatë orëve të pasdites pranë mbikalimit të Shkozetit në autostradën Tiranë-Durrës, ku një person humbi jetën pasi u përplas nga një automjet.

Sipas policisë, personi që humbi jetën ndryshe nga sa u raportua në fillim, është një burrë i moshës 50 vjeç, ende i paidentifikuar.

Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit që shkaktoi aksidentin.  

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 05.02.2020, rreth orës 17:00, tek vendi i quajtur mbikalimi i Shkozetit, shtetasi A.B., duke drejtuar mjetin tip "Man" kamion, ka aksidentuar një këmbësor rreth 50 vjeç, i gjinise mashkull , akoma i pa identifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.