Motori u përplas me makinën, zbulohet shkaktari i aksidentit me dy të lënduar rëndë

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Vlorë gjatë orëve të mbrëmjes, ky një makine i ka prerë rrugën dy personave të cilët udhëtonin me një motor, duke i lënë të lënduar rëndë.

Sipas burimeve, lidhur mbi aksidentin, drejtuesi i makinës ka rezultuar fajtor dhe është shoqëruar në komisariat.  

Lidhur me dy personat e lënduar janë konfimuar se janë jashtë rrezikut për jetën.

Njëri prej tyre ka pësuar lëndime të forta në gjymtyrë ndërsa tjetri në trup.