Kupa Mbretit/ Real Madrid publikon listën e të grumbulluarve, mungojnë dy emra të rëndësishëm

Nesër në mbrëmje, Real Madrid do të presë në stadiumin “Santiago Bernabeu” Real Sociedadin, ndeshje e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Mbretit.

Klubi madrilen me anë të një postimi në faqen zyrtare, ka publikuar dhe listën e  lojtarëve të grumbullar nga trajneri Ziendine Zidane për këtë sfidë.

Në listën e teknikut francez, bie në sy mungesa e Eden Hazard, i cili kishte rifilluar stërvitjen me grupin të enjten e kaluar.

Gjithashtu në listë mungon dhe Gareth Bale, teksa rikthehet Brahim Diaz, i cili vijon të jetë në hije që nga koha që u mor nga Manchester City.