Disiplina me ‘dorë të hekurt’, përjashton me 8 ndeshje futbollistin e Superiores...

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF, u mblodh ditën e sotme ku publikoi edhe vendimet në lidhje me parregullsitë në futbollin vendas, gjatë javës që lamë pas.

“Dorë e hekurt” për futbollistin e Bylisit, Jurgen Goxhën, i cili pezullohet me 8 ndeshje si pasojë e sjelljes anti-sportive kundër arbitrit në sfidën me Vllazninë e përfunduar 2-2.

Edhe presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj është pezulluar me 2 takime për gjuhë anti-sporitve të përdorur pas takimit. Jo vetëm kaq, por klubi ballshiot penalizohet dhe në aspektin financiar duke u gjobitur me 50 mijë lekë për sjellje të gabuar të tifozëve ë stadiumin “Adush Muça”.

Pa ndëshkim nuk ka shpëtuar as Tirana, e cila është gjobitur me 100 mijë lekë për sjellje të gabuar të tifozëve.

Të gjitha vendimet e mbledhjes së sotme të Komisionit të Disiplinës:

KF Tirana për sjellje te gabuar te spektatoreve në bazë të nenit 65/4/a të KDS dënohet me gjobe ne masën 100.000 (njëqindmijë) Leke.

KF Tirana detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara brenda 15-ditesh në stadiumin “AIR Albania” nga spektatoret përkatës sipas akt konstatimit të personave përgjegjës ne stadium.

KF Bylis per sjellje te gabuar te spektatoreve ne baze te Nenit 65/3/c dhe 65/4/a te KDS dënohet me gjobe ne masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë.

Zyrtari i KF Bylis Besnik Kapllanaj sjellje ofenduese dhe jo-Fair Play ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1) të KDS dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.

Lojtari i KF Bylis Jurgen Goxhaj per sjellje te gabuar ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 48/4 te KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Flamurtari Dritan Resuli në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

KF Egnatia në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

KF Devolli per sjellje te gabuar te spektatoreve ne baze te Nenit 65/3/c dhe 65/4/b te KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatore.
Lojtari i KF Turbina Hektor Mali per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/d dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të Akademia AAS, Haris Lika, konvertimin e dënimit me gjobë për pjesën e mbetur të dënimit.
Rrezimin e Kërkesës së KF Klosi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.