VIDEO/ Motori përplaset me makinën, pamje të rënda nga Vlora

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje, tashmë në qytetin e Vlorës. Një motor ku udhëtonin dy persona është përplasur me një makinë. Ngjarja ka ndodhur në zonë e Skelës. Mësohet se motori po lëvizte me shpejtësi kur makina i ka prerë rrugën.

Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga korrespondenti i Syrit, pamjet janë të rënda. Të dy personat që udhëtonin me motor gjenden të shtrirë në rrugë.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se të plagosurit kanë plagë në gjymtyrë dhe pjesë të tjera të trupit, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë automjeti, i cili i ka prerë rrugën motoçikletës.