VIDEO/ Aksidenti në autostradë, viktima një këmbësor

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e sotme pranë mbikalimit të Shkozetit në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas informacioneve më të fundit, viktima është një këmbësor.

Mësohet se viktima është përplasur nga një makinë ndërsa po tentonte të kalonte rrugën. 

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 05.02.2020, rreth orës 17:00, tek vendi i quajtur mbikalimi i Shkozetit, shtetasi A.B., duke drejtuar mjetin tip "Man" kamion, ka aksidentuar një këmbësor rreth 50 vjeç, i gjinise mashkull , akoma i pa identifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.