Bebe Rexhën e nervozoi diçka në tabelën e “Billboard Hot 100”

Bebe Rexha ka reaguar pasi pa tabelën e “Billboard Hot 100” në vitin 2020.

Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit një ‘tweet’, përmes së cilës tregon sasinë joproporcionale mesa meshkujve dhe femrave në tabelën “Billboard Hot 100”.

Pasi pa qartë se raportin mashkull-femër e dominonin meshkujt, Bebe u nervozua tejmase.

“Burrë burrë burrë burrë burrë grua burrë burrë burrë burrë burrë”, ka shkruar ajo.

Ndërsa, kur një fans i përmendi faktin që Camila Cabello është në listë, Bebe shtoi “Falë Zotit për Camilan. Unë thash “ja një grua, po”.

Më tej, ajo përmendi edhe emrat e artisteve tjera, të cilat mund të jenë në atë listë, përfshirë: Ariana Grande, Hasley, Dua Lipa, Demi Lovato, Taylor Swift, e të tjera.