Formacionet zyrtare: Liverpool – Shrewsbury, Klopp ua beson sfidën futbollistëve të rinj

Janë publikuar formacione zyrtare për ndeshjen ndërmjet Liverpool dhe Shrewsburyt, e vlefshme për fazën e 1/16-ave të “FA Cup”. 

“Të kuqtë do të kërkojnë fitoren mbrëmjen e sotme pasi takimi i parë është mbyllur me rezultatin e barabartë 2-2.

Mirëpo, trajneri i Lierpoolit, Jurgen Klopp, ashtu siç kishte thënë dhe përpara kësaj sfide nuk do të luaj me formacionin e parë edhe pse rrezikon të mos kualifikohet.

Tekniku gjerman ka preferuar të luaj me formacionin e dytë, me lojtar si Jones, Harvey Elliot apo Chirivella.

Kujtojmë, Klopp bëri të njëjtën gjë edhe në “Carabao Cup”, në ndeshjen ndaj Aston Villas.