", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

‘Mbappe arrin marrëveshjen me Realin’, gazetari zbulon transfertën e bujshme!

“Kylian Mbappe raportohet se ka rënë dakord me kushtet personale për një transferim të bujshëm drejt Real Madridit”.

Kjo është deklarata e bujshme nga gazetari spanjoll, Oriol Domenech i cili ka thënë se marrëveshja do të finalizohet në verën e vitit 2020 ose 2021.

“Çfarë më kanë thënë nga klubet e ndryshme që kam kontaktuar, Madrid e ka mbyllur marrëveshjen personale me Mbappe”, ka deklaruar ai për ‘Catalunya Radio’.

“Kur Mbappe tëlargohet në vitin 2020 ose 2021, ai do të shkojë Madrid”.

“Trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane ka qenë një admirues i madh i 21 vjeçarit dhe as ai nuk e ka fshehur”, përfundoi ai.

Kujtojmë që së fundmi Mbappe nuk ishte i kënaqur me zëvendësimin në ndeshjen e fundjavës kundër Montpellierit.

Talenti francez debatoi ashpër me trajnerin e PSG-së, Thomas Tuchel një sinjal i qartë që ai kërkon të largohet nga Parisi.

Mbappe këtë sezon ka shënuar 14 gola në 16 paraqitje.