Luan me formacionin e dytë, Mourinho flet për vendimin e Klopp: Ai bën ç'të dojë!

Liverpool luan sot ndeshjen e kthimit në FA Cup ndaj Shrewsbury Toën.

Ndeshja e parë doli me rezultatin e barabartë 2-2, por trajneri Jurgen Klopp ka preferuar të luaj përsëri me formacionin e  dytë.

Diçka që nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë, por Klopp ka besim të plotë se është duke bërë gjënë e duhur. 

Në intervistën përpara ndeshjes, Mou flet për këtë situatë: "Jurgen Klopp është Jurgen Klopp. Ai bën ç'të dojë. Ai bën ç't'i lejojë bordi drejtues. Ai shfrytëzon në maksimum rregullat e drejtuesve. Ai bën ç't'i dojë qejfi."