Dëshmon roja/ Dy agresorët u betuan: ‘Do të vrasim Mesut Ozilin dhe do të q*** nënën ...'

Sot në Gjykatë dalin detaje të reja për sulmin ndaj Mesut Ozilit.

Salaman Ekinci dhe Ferhat Ercun akuzohen se kanë abuzuar në shtëpinë e yllit të Arsenalit në Londrën e Veriut.

Një roje sigurie i tha Gjykatës së Magjistraturës, Highbury Corner se ai dhe një koleg i tij u kërcënuan në 8 gusht të vitit të kaluar.

I ndihmuar nga një përkthyes turk, Kemil Sezer, tregoi se si ata po ruanin shtëpinë e mesfushorit turko-gjerman.

Ai i tha gjykatës se pa dy burra rreth orës 7.30 të mëngjesit para se të ktheheshin rreth tre orë më vonë kur ishte errësirë, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

Ai tha: "Ata u betuan në gjuhën turke, duke thënë "Do të q*** mamin tuaj, ne do të shkojmë tek nëna e Mesut Ozilit dhe do të kthehemi pas pesë minutash dhe nëse siguria nuk na lejon, ne do t’iu vrasim ju dhe Ozilin”.

"Ne filluam t'i ndiqnim ... ne u zemëruam sepse Mesut Ozil, rreth dy-tre javë më parë, u sulmua dhe kemi frikë se do të ndodhë e njëjta gjë"

I pyetur nga prokurori Sarah Gabay si është ndjerë, ai tha: "I stresuar ... Mesut Ozil është i dashur nga populli turk. Ne kemi përgjegjësi për ta mbrojtur atë".

Ekinci dhe Ercun, të dy 27 vjeç, dhe të dy të Tottenham, në veri të Londrës, u paraqitën në gjykim të veshur me kostume të errëta pasi akuzohen për sulm ndaj shtëpisë së Mesut Ozilit. / SYRI.net / O.M /