VIDEO/ Policët e armatosur përplasen me azilantët, e reja për pak i mer pistoletën nga brezi

Në ishujt grekë të Egjeut Verior situata me kampet e refugjatëve është rënduar, ku gjatë konfrontimit mes azilantëve me forcat e policisë në ishullujt e Egjeut Verior, një vajzë vendosi dorën mbi armën e njërit prej oficerëve.

Skena është regjistruar nga një kamer teksa nuk dihet nëse ajo kishte për qëllim t'ja merrte ose jo.

Gjatë konfrontimit, turmat e irrituara shpërthyen me të shara ndaj policisë së mobilizuar për të ndalur vrullin e tyre.

Disa tentuan t'i shmangen policisë duke u ngjitur në kodrat ishullore, vetëm për t'u ndeshur me granata të ndryshme tymuese e lotuese nga forcat e rendit.