Tronditet familja kryeministrore/ Zonja e parë akuzohet për vrasjen e rivales në 2017

Gruaja e kryeministrit Lesoto akuzohet për vrasjen e ish gruas së burrit të saj, në mbretërinë malore të Afrikës së Jugut.

Zonja e Parë Maesaiah Thabane u dorëzua në polici për t'u marrë në pyetje në mbretërinë malore të Afrikës jugore, raporton BBC.

Kryeministri Thomas Thabane gjithashtu është marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e bujshme.

Gruaja e tij e ikur, Lipolelo Thabane, u qëllua për vdekje para shtëpisë së saj në kryeqytetin Maseru dy ditë para inaugurimit, në 2017.