Ambasadorja e SHBA në zyrën e kreut të PD, Lulzim Bashës

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, do të zhvillojë një takim zyrtar me Kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën, në selinë e PD-së.

Takimi është në vazhdën e prezantimeve dhe diskutimeve që po bën ambasadorja e re amerikane me të gjithë aktorët politikë në Shqipëri.

Yuri Kim është takuar këto ditë, që nga fundi i janarit, me një pjesë mirë të drejtuesve të shtetit shqiptar siç e dëshmojnë fotot në vijim dhe ka pasur në fokus të çdo deklarate, rëndësinë e reformimit të drejtësisë.